Tiranë

“Innovation HUB”

*Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike është ristrukturuar në vitin 2017.

Fondi i financuar - 65.859.000 Lek (ose 471.296,69 Euro)

Objektivi i përgjithshëm:

Nxitja e përfshirjes sociale dhe promovimi i punësimit për të rinjtë, me qëllim zhvillimin e aftësive të tyre sipërmarrëse në fushën e TIK-ut, mbështetja e veprimeve krijuese, inovative dhe konkurruese zhvillimit të kapaciteteve, partneriteteteve dhe fillimit të sipërmarrjeve të reja

Aktivitetet kryesore të projektit:

- Ristrukturimi i hapësirave për krijimin e hapësirës adekuate (inkubator biznesi) për biznese të reja, si dhe për promovimin e veprimeve dhe aktiviteteve të ndërlidhura me sipërmarrjen inovative (TIK).

 - Ngritja e inkubatorit që do të ofrojë akses në hapësira të pajisura për të rinjtë të cilët dëshirojnë të bëhen sipërmarrës dhe do të ofrojnë pa pagesë aktivitete trajnimi/informimi përmes: një Tech-Shop për të ofruar trajnim mbi sigurinë dhe përdorimin bazë të të gjitha mjeteve dhe pajisjet; një ​​Hacker-Space; një Fabrication Lab që është një laborator në shkallë të vogël; një Open Design City dhe një Hardware Lab.

- Inkubatori do të organizojë aktivitete periodike si: "Start-up Grind Tirana" dhe "Start-Up Weekend Tirana" (mundësuar nga Google) për të krijuar një rrjet të menaxherëve dhe sipërmarrësve të apasionuar; një "Business Plan Competition", e projektuar për t'u dhënë sipërmarrësve të rinj një përvojë reale për të zhvilluar planet e tyre të biznesit; 

- Organizimi i 4 "ICT Youth Camp" në të cilat pjesëmarrësit e rinj do të përfshihen në hartimin dhe zhvillimin e një produkti ose shërbimi të TIK-ut. Ftesa për të marrë pjesë në “ICT Youth Camp” do të jetë e hapur për të gjithë të rinjtë e interesuar për pjesëmarrje, në veçanti për studentët e universiteteve dhe nxënësit e shkollave profesionale që përfshijnë TIK në kurrikulën e tyre;

-Krijimi i një "ICT Academy" si qendër mësimi që ofron shërbime TIK dhe trajnime për biznesin;

- Promovimi i një Cluster rajonal i cili do të bashkojë organizatat dhe individët më të aftë në rajon (Itali, Greqi, Shqipëri, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë) me qëllim që të ndihmojë sipërmarrësit, profesionistët dhe sipërmarrjet e vogla dhe të mesme që të përballojnë sfidat dhe mundësitë për përmirësim dhe për të lehtësuar aksesin e tyre ndaj informacionit, teknologjisë.

Foto
1
2
3
4
5
6
7
Partnerët