17 Qershor 2016

Marrëveshja e Dytë Italo – Shqiptare për Konvertimin e Borxhit

Në datën 17 qershor në Tiranë, Ambasadori italian Z. Alberto Cutillo dhe Ministri i Financave Z. Arben Ahmetaj firmosën Marrëveshjen e dytë të konvertimit të borxhit e cila parashikon edhe 20 milionë Euro të tjera në mbështetje të zbatimit të politikave shoqërore të identifikuara në Strategjinë kombëtare për zhvillim dhe integrim të qeverisë shqiptare.

Marrëveshja e Dytë është pjesë e Protokollit të Bashkëpunimit Italo-Shqiptar për periudhën trevjeçare 2014-2016 dhe ka si qëllim të përfitojë nga praktikat më të mira dhe rezultatet e arritura deri tani nga Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit (IADSA) për të investuar më tej në zhvillimin e burimeve njerëzore, krijimin e vendeve të reja të punës në zonat me emigracion, nxitjen e barazisë gjinore, përfshirjen shoqërore, veçanërisht të të rinjve të papunë, minoriteteve dhe personave me aftësi të kufizuara, në mënyrë që të përforcojë kohezionin social në nivel lokal, zhvillimin e barabartë rajonal, barazinë shoqërore si dhe krijimin e vendeve të reja të punës për ta ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashikimin Europian.

Lajme të tjera