22 Maj 2015

Thirrja e Tretë: Ceremonia e shpalljes së Projekteve fituese

Thirrjes së tretë për propozime të Programit Italo-Shqiptar të Konvertimit të Borxhit (IADSA) e vlefshme vetëm për Minstritë dhe e shpallur më 27 Janar 2015 dhe të mbyllur në 30 mars 2015 iu përgjigjën 38 projekt propozime nga 14 Ministri për një total financimesh të kërkuar prej më shumë se 15 milionë Eurosh. Bëhet fjalë kryesisht për projekte në fushën e përmirësimit të arsimit bazë; përforcimit të formimit profesional; përmirësimin e shërbimit shëndetësor bazë dhe atij të urgjencës; iniciativa për të mbështetur integrimin social të grupeve shoqërore më të rrezikuara dhe punësimin e të rinjve; zhvillimin territorial dhe promovimin e turizmit të qendrueshëm dhe të përgjegjshëm që kontribuojnë vlerësimin e territoreve të panjohura për të krijuar mundësi të reja punësimi veçanërisht në zonat me emigrim. Në datën 22 Maj 2015 Ambasadori Z. Massimo Gaiani dhe Ministri i Financave Z. Shkëlqim Cani shpallën finacimin e 6 Projekteve të cilët arritën të merrnin më shumë pikë në procesin e përbashkët të vlerësimit të projekt propozimeve të prezantuara në këtë thirrje sipas vendimit të Komitetit të Menaxhimit të IADSA. 6 Projektet e përzgjedhura do të përfitojnë nga fondi i financimit për konvertimin e borxhit i cili arrin në shumën 2.5 milionë Euro të barazvlefshme. Ata i shtohen 25 projekteve të tjera të finacuara në një total prej 9 milionë Eurosh 7 prej të cilëve janë përfunduar. Ministritë propozuese të 6 Projekteve fituese jane Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Ministria e Mirëqenies Sciale dhe Rinisë, Ministria e Edukimit dhe Sportit dhe Ministri për Inovacionin dhe Administratën Publike. 6 projektet kanë si qëllim shtrirjen e ndihmës së shpejtë dhe të shërbimeve të urgjencës në pesë spitale të zonës bregdetare; zhvillimin territorial dhe promovimin e turizmit të përgjegjshëm dhe të qendrueshëm si dhe promovimin e turizmit nëpërmjet rekuperimit të një prej vendeve të kujtesës së përbashkët mbi izolimin pesëdhjetë vjeçar të përjetuar nga shqiptarët; arsimim dhe trajnim profesional në sektorin e makatronikës; krijimin e një Innovation Hub në Tiranë; dhe së fundi një projekt që mbështet shkollën si qendër e hapur për komunitetit me hapësira pritëse, përfshirjen dhe ndarjen e përbashkët për tu realizuar si fillim në 5 shkolla të ndryshme të vendit.

Lajme të tjera