27 Janar 2015

Konferenca e Hapjes së Thirrjes së Tretë për Propozime

Në datën 27 janar 2015 u mbajt në Tiranë në Pallatin e Kongreseve, Konferenca e Hapjes së Thirrjes së Tretë të Programit të Konvertimit të Borxhit (IADSA, Italian-Albanian Debt for Development Swap Agreement) e cila në kuadrin e zgjedhjeve të ardhshme administrative si dhe reformës territoriale në Shqipëri, ju drejtohet vetëm Ministrive shqiptare. Në Konferencë morën pjesë Ministri shqiptar i Financave Z. Shkëlqim Cani, Ambasadori Italian Z. Massimo Gaiani dhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë Shqiptare Z. Niko Peleshi. Konferenca u drejtua nga Drejtori i Zyrës së Kooperacionit të Ambasadës Italiane, Z. Andrea Senatori. Në Konferencë u prezantua Thirrja e Tretë e IADSA-s për autoritet qendrore shqiptare pjesmarrëse si dhe për partnerët e shumtë të pranishëm. Në pjesën e dytë të Konferencës pjesmarrësit ju drejtuan pyetje sqaruese të dy bashkë-drejtorëve të TSU-së, Znj. Mariarita Capirci dhe Z. Ismail Ademi. Në Thirrjen e Tretë janë të pranueshëm projektet që kanë të bëjnë me sektorin social të formuluar në linjë me prioritet e qeverisë shqiptare dhe me Programin Italo-Shqiptar të Bashkëpunimit për Zhvillim. Konferenca është e hapur për përfaqësuesit e institucioneve publike shqiptare të nivelit qendror. Konferenca ofroi një mundësi takimi midis autoriteteve publike shqiptare dhe partnerëve të mundshëm, OJF italiane dhe shqiptare, është e mundur ente lokale italiane dhe organizma ndërkombëtarë që operojnë në Shqipëri.

Thirrja e plotë mund të shkarkohet në faqen tonë të internetit. Afati i fundit për dorëzimin e projekt propozimeve është ora12:00 e datës 30 mars 2015.

Lajme të tjera