July 22 2016

Ministry of Social Welfare and Youth "Acquisition of Equipments and materials to set up technical laboratory of "Arben Broci" Technical and Industrial Institute, Shkoder"

(Ftesë për ofertë

Projekti: Mecavet

Ref. Nr. IADSA/2015/04.

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, në kuadër të projektit "MECAVET" fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për realizimin e "BLERJA E PAISJEVE PËR KRIJIMIN E LABORATORIT TË MEKATRONIKËS NË SHKOLLËN TEKNIKE INDUSTRIALE ARBEN BROCI, SHKODËR" të financuar nga Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA) dhe Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Rruga e Kavajës, Tiranë, Albania, Tel. +355693986193.

Fondi i vënë në dispozicion është 18.000.000 (tetëmbëdhjetë million) LEK, me Tvsh.

Kompanitë e interesuara mund të tërheqin dokumentat e tenderit te Zyrat e Projektit pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Tiranë, (godina e Ministrisë).

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data, 22.08.2016, ora 12.00, pranë Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, zyra e protokollit dhe arkivit. Ofertat e paraqitura pas këtij afati do të refuzohen.

Ofertat do të hapen nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në datë 22.08.2016, 13.00 pranë Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Për Informacione dhe dokumenta mund të kontaktoni tel +355693986193.

Përfaqësues të autorizuar me shkrim të ofertuesve janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.

Announcements